Trixa uron qenushen për ditëlindje: Nuk mund ta imagjinoj jetën pa të

Beatrix Ramosaj, është tejet aktive në rrjete sociale me postimet e saj nga përditshmëria.
Këngëtarja sot ka zgjedhur t’i bëjë një urim për ditëlindje qenushës së saj

Ajo e ka uruar Bellën, në ditëlindjen e gjashtë, teksa ka ndarë edhe momentet më të lumtura me të.

“Urime ditëlindjen për gjithë botën time. Dashuria ime, mikesha më e mirë, personi im. Të dua Bella, je dritë e syve të mi. Gjithmonë në anën time”, u shpreh Trixa.

“Për gjashtë vitet dhe për më shumë. Vajza ime. Bella e nënës. Gjashtë vite më parë Bella erdhi në jetën time dhe ma ndryshoi jetën për të mirë. Nuk mund ta imagjinoj veten pa të. Jam shumë me fat”, ka shtuar ndër të tjera këngëtarja.