Mirena përgatitet për dimër me reduktime: ‘Çargjon’ elektrikun e dorës

Gazetari dhe drejtori ynë, Ilir Mirena, në vazhdën e situatës tragji-komike të reduktimeve në vendin tonë, në mes të gushtit, ka ironizuar duke publikuar një fotografi teksa mbush elektrikun e dorës.

“Une qet drite dore e kam ble. Ja nisa me e mbush edhe me u ba gati per Dimrin e Madh te Albin Kurtit…😊”, shkruan Mirena.

Kujtojmë se reduktimet e rrymës u paralajmëruan dje dhe sot ndodhën përnjëmend.

Orari i reduktimeve është 6 me 2, në favor të dritës, por edhe terri do të jetë boll i shpeshtë.

Shumë reagime pati në vendin tonë që prej mbrëmë, si kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, e cila si duket nuk ka lëvizur as derën për këtë punë.