I hakohet llogaria, i vidhen etherum me vlerë mbi 3800 dollarë

Një burrë nga Fushë Kosova ka paraqitur rastin në polici pasi i është hakuar llogaria dhe si pasojë i janë transferuar nga llogaria e tij 2.53 etherum në vlerë prej 3,768.90 dollarë në një llogari tjetër.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe rasti po hetohet.

“Fushë Kosovë 21.07.2022-12:03. Ankuesi mashkull kosovar me datë 14.08.2022 ka raportuar se i është hakuar llogaria e tij dhe si pasojë i janë transferuar nga llogaria e tij 2.53 etherum në vlerë prej 3858.84 $ (dollar amerikan) në një llogari tjetër. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, rasti nën hetime’, thuhet në raportin e policisë.