Këngëtarja Elvana Gjata përveç zërit dhe këngëve hite që bënë, kujdeset vazhdimisht që edhe stili i saj i veshjes të jetë i veçantë dhe atraktiv.
Ndryshe nga të tjera këngëtare, Elvana këtë verë ka vendosur që veshjet e saja t’i ketë të shoqëruara me pupla duke i dhënë veçantinë e duhur.
Mbrëmë bukuroshja kishte veshur një fustan të shkurtër pink, ndërsa në këmbë çizmet me pupla.
Por, nëse ndaleni t’i shikoni edhe fotografitë tjera në koncerte, zakonisht Elvana veshjet i ka shoqëruar me pupla, qoftë çizmet, qoftë në fustane apo bluza.
Kujtojmë, që Gjata së fundmi ka realizuar këngën “Clap Clap”, në bashkëpunim me dy artistët e huaj Gran Error dhe Antonia, këngë kjo e cila është ritmike dhe tashmë është vendosur në top listat e klasifikimeve.