Brooklyn Beckham, rrëfeu për “Entertainment Tonight” se dëshiron shumë të zgjerojë familjen dhe të ndjekë rrugën e të atit, duke u bërë baba në moshë të re, ama gjithçka kur të jetë gati bashkëshortja e tij, Nicola Peltz Beckham.
“Kam dashur gjithmonë të jem një baba i ri”, tregoi Brooklyn, duke shtuar edhe “por, kur gruaja ime të jetë gati”. *Në fund të ditës, kush nuk i do ca bebusha që trashëgojnë gjenet më të mira të të dy prindërve, janë të ëmbël dhe kaq të lezetshëm dhe luajnë përreth? E mirëkuptojmë 100% Brooklyn*.
Hmm, dhe sa fëmijë do? “Mbase 10”, u përgjigj Brooklyn, por pastaj, ndoshta u mendua për përgjegjësitë dhe rraskapitjen e Nicola-s dhe sërish theksoi se ishte në dorën e saj.
Të dy bashkëshortët e rinj vijnë nga familje të mëdha dhe janë mësuar me atë rrëmujën e këndshme. Brooklyn ka edhe 2 vëllezër dhe një motër, ndërsa Nicola, plot 7 motra dhe vëllezër të tjerë.