Kolona të gjata në dalje të Merdares, deri në 5 orë pritje

Në orët e mbrëmjes vazhdon të ketë kolona në dalje të pikës së vendkalimit kufitar në Merdare deri në 5 orë.

Kolona në dalje të Merdares është një kilometër e dyqind metra, ndërsa një gjendje më e mirë është në hyrje të kësaj pike e vendkalimit kufitar ku udhëtarët duhet të presin 5-10 minuta dhe kolona është vetëm 10-20 metra e gjatë.

Kolona ka edhe në dalje të pikës tjetër Dheu i Bardhë, përkatësisht 400 metra dhe pritjet janë 30 deri në 40 minuta, ndërsa për të hyrë udhëtarët duhet të presin 15-20 minuta dhe kolona është 50 metra e gjatë.

Ndërsa në Mutivodë pritjet janë më të gjata. Në dalje të këtij vendkalimi kufitar udhëtarët duhet të presin katër orë dhe kolona është 800 metra e gjatë. Për të hyrë ndërkaq duhet pritur 5-10 minuta dhe nuk ka kolonë.

Pritje ka edhe në Muçibabë, 30-35 minuta në dalje dhe 10-15 minuta për hyrje. Kolonat në këtë pikë të kalimit kufitar në dalje është 350 metra e gjatë, ndërsa në hyrje 50 metra e gjatë.