Drejtori i Departamentit për Amerikën e Veriut në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Darçiev, iu referua nismës në Kongresin Amerikan për të shpallur Rusinë “sponsor të terrorizmit”.
“Ne paralajmërojmë amerikanët për pasojat e dëmshme të veprimeve të tilla, të cilat do të dëmtojnë përgjithmonë marrëdhëniet dypalëshe, gjë që nuk është as në interesin tonë dhe as të tyre”, tha drejtori i Departamentit të Amerikës së Veriut në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë.