Është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare gazetari, shkrimtari dhe prezantuesi i njohur italian, Piero Angela. Ka qenë djali i tij, Alberto, ai që ka bërë të ditur lajmin. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan: “Udhë të mbarë babi”.
Ai e kishte nisur karrierën e tij gazetareske në Rai si reporter radiofonik, duke u bërë më vonë korrespondent dhe prezantues i lajmeve. Popullariteti i tij i madh lidhet me programet e tij të transmetimit të modeluar sipas dokumentarëve të BBC-së dhe David Attenborough, me të cilët është krahasuar shpesh, si dhe për gazetarinë e tij shkencore të botuar në botime të shumta.
Me programet e tij të përhapjes shkencore, nga Quark në Superquark – ndër më të rëndësishmit – ai themeloi një traditë solide dokumentare për televizionin italian, fillimisht duke treguar shkencën me një gjuhë komunikuese dhe inovative.
Ai ka marrë çmime të shumta jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj (në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni) dhe në Paris ka marrë çmimin prestigjioz ndërkombëtar ‘Unesco Kalinga’ për përhapjen shkencore.