Harta e Komisionit Europian që irritoi qytetarët e Ballkanit Perëndimor: Ku janë shtetet tona?

Qindra qytetarë të Ballkanit Perëndimor kanë shpërthyer në komente kundër një postimi të bërë nga Komisioni Europian.

Këta të fundit në rrjetet e tyre sociale kanë publikuar një hartë me simbole që karakterizojnë çdo vend të unionit, por kanë lënë jashtë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë.

Serbia, Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë lënë vetëm me një tokë jeshile.

Kjo nuk është pëlqyer nga qytetarët e këtyre vendeve të cilët kanë kritikuar Komisionin Europian për këtë lënie jashtë të Ballkanit Perëndimor.

Image