Ylli i filmit “Crocodile Dundee”, Paul Hogan, duket krejtësisht i panjohur pas karrierës së tij të bujshme në film.
Aktori 82-vjeçar i lindur në Australi u pa në një shëtitje të rrallë teksa kryente punë pranë lagjes së tij në Los Angeles, shkruan The Sun.
Paul kishte një pamje të zbehtë, ndërsa mbushte veturën e tij në një pikë karburanti lokale.
I veshur me një veshje tërësisht të materialit xhins, aktori dukej i zymtë ndërsa bënte rutinën e tij të përditshme.
Ai e kompletoi pamjen e tij me një rrip ngjyrë kafe dhe syze dielli të errëta.
Kjo paraqitje e tij vjen një vit pasi Pauli u fotografua duke iu ngjitur një shënim të zemëruar endacakëve të vendosur jashtë rezidencës së tij në Venecia.
Në banderolën e tij ai kishte shkruar: “Kjo është shtëpia ime, jo e juaja”.
Ndërsa ai mohoi që e kishte shkruae këtë, Pauli u fotografua nga paparacët duke mbajtur një stilolaps të kuq pranë shenjës.
Megjithatë, ai pretendoi se e mbante stilolapsin në mënyrë që të linte udhëzime për një elektricist jashtë pronës së tij në vlerë 3.5 milionë dollarë (3.4 milionë euro).
Vitin e kaluar, Paul pranoi se ishte “i dëshpëruar” teksa e linte Amerikën dhe për t’u kthyer në shtëpinë e tij në Australi.
Ai i tha Sunrise: “Më vjen dëshpërimisht malli”.
“Unë jetoj në LA County, në të cilin jetojnë 10 milionë njerëz dhe gjysma e tyre janë të infektuar me COVID-29. Pra, a më ka marrë malli? Ju vini bast jetën tuaj”.
Paul është martuar tri herë – por dy herë me të njëjtën grua!
Aktori dhe gruaja e tij e parë, Noelene Edwards, u martuan dy herë, me çiftin që kanë së bashku pesë fëmijë.
Më pas ai u martua me gruan e tij të dytë, bashkë-aktoren nga filmi “Crocodile Dundee”, Linda Kozlowski, në vitin 1990.
Megjithatë, ajo bëri kërkesë për divorc nga aktori në vitin 2013, duke përmendur dallime të papajtueshme si arsye të divorcit. Dyshja kanë një fëmijë së bashku.
Pas divorcit të tij në vitin 2014, Paul këmbënguli se nuk kishte hequr dorë nga dashuria.
Ai tha: “Sekreti i dashurisë dhe grave është – nëse jeni me fat, ju merrni një të mirë dhe ato qëndrojnë pranë. Nëse jeni vërtet me fat, ato do të qëndrojnë për një kohë të gjatë. Nëse jo, ju vazhdo. Unë nuk jam dorëzuar”.
Ndërkohë, Paul është më i njohur për rolin e Michael “Crocodile” Dundee në filmin “Crocodile Dundee”, por ka një karrierë të mbushur me role të tjera të suksesshme filmike.