Olta Gixhari flet për marrëdhënien me partnerin: Kërkojmë restorantin më të mirë të mishit dhe shkojmë

Aktorja e njohur, Olta Gixhari është shpërngulur prej vitesh në Spanjë, ku krijuar familjen e saj dhe tashmë është bekuar edhe me një djalë.

Ndonëse, partnerin preferon ta mbajë gjithmonë larg vëmendjes së mediave, ajo nuk nguron që herë pas here të ndajë detaje nga marrëdhënia me të.

Së fundmi, Olta ka zbuluar se ndryshe nga çiftet e tjera, ata nuk janë dyshe dhuratash romantike, por preferojnë udhëtimet dhe restorantet e reja.

”Unë dhe partneri im nuk jemi tipa dhuratash me pako me fjongo. Pasioni jonë janë udhëtimet dhe restorantet. Dhe dhuratat më të mira të njëri-tjetrit janë restorantet. Kam zbuluar restorantin më të mirë të mishit hajde shkojmë ta vizitojmë”, rrëfeu aktorja për “Pushime On Top”.