Edhe këtë javë pensionistëve iu mundësohet paraqitja fizike

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike që mundësia e paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve do të vazhdoj edhe të shtunën e të dielën.

“Andaj, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve fton të gjithë përfituesit e këtyre skemave që për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur ta kryejnë këtë obligim ligjor deri më 12.08.2022, të bëjnë në dy ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e ministri.

Sipas ministrisë, vendimi është marrë bazuar në fluksin e madh të përfituesve që janë lajmëruar ditëve të fundit, si dhe me qëllim që asnjë përfitues, që i plotëson kriteret ligjore, të mos privohet nga ajo e drejtë.