Brooklyn Beckham pretendon se gjithçka është mirë në mes të zërave për grindje të vazhdueshme midis nënës së tij, Victoria Beckham, dhe gruas së tij të re, aktores amerikane Nicola Peltz.
“Kam mësuar se gjithmonë do të përpiqen të shkruajnë gjëra të tilla, – tha 23-vjeçari britanik për “Variety”, në numrin e fundit. – Mediat për klikime do të përpiqen gjithmonë t’i poshtërojnë njerëzit, por ne të gjithë si familje shkojmë mirë”.
Peltz, e cila u martua me djalin e David dhe Victoria Beckham në muajin prill, gjithashtu u përpoq të mohonte çdo mosmarrëveshje me vjehrrën e saj stiliste. Ajo mendon se këto thashetheme filluan kur nuk të veshte një fustan të markës së Victoria Beckham në ditën e dasmës, duke zgjedhur “Valentino”.
“Unë doja shumë të vishesha ditën e dasmës nga vjehrra ime. Më pas, disa muaj më vonë, Victoria kuptoi se atelieja e saj nuk mund ta bënte këtë, kështu që më duhej të zgjidhja një fustan tjetër, – zbuloi Peltz, 27 vjeçe, gjatë intervistës. – Këtu filluan thashethemet dhe më pas mediat vrapuan pas kësaj historie të trilluar”.
Megjithatë, burimet i thanë “Page Six” se bukuroshja e re dhe ish-këngëtarja e “Spice Girls”, tashmë stiliste mode, “nuk e durojnë dot njëra-tjetrën dhe nuk flasin”, duke shtuar se “organizimi i dasmës ishte i tmerrshëm” ngaqë Peltz nuk pranoi që “Beckhams” të ishin pjesë e planifikimit të ceremonisë. Pra, ajo nuk donte t’i merrte mend Victorias për asgjë. Komunikimi ishte minimal”.
Burimet pranë tyre sugjerojnë gjithashtu se “dallimet kulturore midis dy familjeve” janë gjithashtu shkaqe për tensionin e raportuar, pasi babai i Peltz është investitori miliarder Nelson Peltz: “Është shumë e qartë se ka një problem mes dy familjeve. Të gjithë duhet të gjejnë vendin e tyre. Ata thjesht nuk po lidhen ende”.