ATK thotë se ka trend pozitiv të të hyrave

Të hyrat e përgjithshme nga tatimet për shtatë muaj të vitit 2022, janë realizuar në vlerë 435.9 milionë euro.  Pra,  31.1 milionë euro, apo 7.7% më shumë se plani.

Përderisa krahasuar më një vjet me parë,  Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) thotë se shihet një tejkalim për 80.3 milionë euro apo 22.6%.

Siç theksohet në njoftimin  e tyre, Administrata Tatimore e Kosovës  është e përkushtuar maksimalisht që të ketë zbatueshmëri të plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që vendi të ketë qëndrueshmëri fiskale.