është zonja që u shndërrua në imazh kopertinash, jo vetëm për pamjen, elegancën dhe stilin që posedon, por, mbi të gjitha, për atë që është dhe përfaqëson – shembullin e një femre ideale.
Është grua e përfshirë në biznes, menaxhere e shkëlqyer, bashkëshorte dhe nënë tejet e dedikuar. Përtej të gjitha këtyre, Violeta është nga ato zonja që falë hireve, elegancës dhe stilit të rafinuar, nuk kalon assesi pa u identifikuar.
Zonja për të cilën shkruajnë mediet, e ndoshta e keni në listën e personave që ndiqni në “Instagram”, ka një histori të tërë për të rrëfyer, një storie suksesi që mund të shërbejë si motiv për shumë femra.
Kush është Violeta Arbëri?
Violeta është model i gruas, e cila ka arritur të balancojë në mënyrën më të mirë rolin e të qenit grua e përkushtuar në zhvillimin personal, për bashkëshortin, dy djemtë dhe familjen, në njërën anë, si dhe, njëkohësisht, duke qenë e angazhuar në biznes, modë, menaxhim dhe veprimtari të ngjashme me to.
Violeta është nga Peja, e martuar në Mitrovicë. Një pjesë të kohës e kalon në Cyrih të Zvicrës, kohën tjetër në Prishtinë.
Nëse do të duhej ta përshkruaje veten si do e bëje?
– Modeste, e sinqertë, besnike, grua lojale.