Ukraina: 9 avionë luftarakë rusë u shkatërruan në Krime

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë thënë sot se nëntë avionë luftarakë rusë u shkatërruan të martën në shpërthime të mëdha në një bazë ajrore në Krime.

Këshilltari i presidentit ukrainas, Mihail Podolyak, tha se Kievi nuk ishte përgjegjës për shpërthimet e djeshme në bazën ajrore ruse në Krime.

Ai sugjeroi se mund të ishin veprime sabotuese nga njësitë partizane.

Disa shpërthime kanë ndodhur dje në afërsi të vendbanimit Novofyodorovka në Krime dhe numri i të plagosurve në aeroport ka shkuar në 13, ndërsa një person ka vdekur.