Sulmet ruse në Ukrainë, 13 persona vriten në Dnipropetrovsk

Granatimet ruse kanë vrarë 13 persona në rajonin qendror të Dnipropetrovsk të Ukrainës gjatë natës, ka thënë të mërkurën guvernatori Valentyn Reznychenko.

Rusia po përpiqet të zgjerojë territorin e pushtuar në Ukrainë, raporton Al Jazeera.

E Britnaia e Madhe ka thënë se Rusia ka krijuar “pothuajse me siguri” një formacion të ri të madh të forcave tokësore, me bazë në qytetin rus të Mulino, për të mbështetur operacionet e saj në Ukrainë, ndërsa Moska po përballet me përforcimin e ofensivës së saj në rajonin lindor të Ukrainës Donbas dhe forcimin e mbrojtjes së saj kundër Kundërsulmet e Ukrainës në jug.

Rusia që nga 24 shkurti është duke e sulmuar Ukrainën me qëllim për ta pushtuar.