Pas publikimit të një fotoje pa filtra, Rozana Radi është përballur me një situatë jo fort të këndshme mendjekëset e saj.
Përmes disa videove në “Instastory” ku shprehet tepër e revoltuar duke theksuar se lumi i komenteve paragjykuese dhe negative për gratë vijnë më së shumti nga vetë gratë.
Ajo u kërkon ndjekëseve të saj të ndalojnë paragjykimet për vajzat e shoubizit shqiptar, të cilat kanë realizuar operacione plastike.
“Nëse dua të bëj diçka në fytyrë nuk pyes asnjë. Unë kam qenë nga të parat që kam bërë ndërhyrje në trup dhe e kam thënë. Për ato gratë që komentojnë ndaj vajzave të showbizit dhe jo vetëm ‘Si jeni fryrë ashtu , pse zhvisheni’. Lëreni vajzat të bëjnë ça të duan se kanë jetën e tyre. Çfarë ju intereson juve se çfarë bëjnë. Ato kanë familjet e veta që kujdesen për to. Duan të vishen, duan të rregullohen, duan të mbahen. Na keni çmendur, sa më shumë ju respektojmë aq më keq është. E keqja grave u vjen nga vetë gratë.Nuk dua që asnjë vajzë apo grua të shahet në statusin tim. Më gjeni një njeri pa gabime dhe le të vijë të më gjykojë”, ka thënë Rozana.