Libri i ri zbulon se çfarë i tha Harry William-it për sjelljen e Kate ndaj Meghan

Libri i ri i biografit Tom Bower, “Revenge: Meghan, Harry and the War Between the Windsors”, ka zbuluar shumë nga dinamikat e familjes mbretërore.

Në një fragment të librit, i siguruar nga The Mirror, Bower kujtoi një moment në vitin 2018 pasi Princi Harry dhe Meghan Markle u martuan dhe po përgatiteshin për një udhëtim në Australi dhe Zelandën e Re, Harry ndjeu se familja nuk po e mbështeste gruan e tij. Përpara se ai dhe Meghan të niseshin, Harry i tha Princit William se gruaja e tij, Kate Middleton, mund të ishte “më miqësore me Meghan”.

“Harry tha se anëtarët e familjes së tij nuk po i tregonin [Meghan-it] mbështetje, respekt ose miqësi të mjaftueshme,” shkroi Tom në libër. “Meghan, besonte Harry, duhej të vlerësohej po aq sa nëna e tyre [Princesha Diana].”

Tom Bower ka shkruar edhe për momente të tjera tensioni mes dy kunave, siç ishte ai i veshjes së Charlotte gjatë planifikimit të dasmës së Meghan dhe Harry-it, moment për të cilin Meghan foli hapur në intervistën me Oprah Winfrey në vitin 2021. Në intervistën e Oprah, Meghan tha se Kate e bëri të qante, por libri i Tom pretendon se ishte Kate ajo që shpërtheu në lot për shkak se Meghan mendohet se e krahasoi Princeshën Charlotte “në mënyrë të pafavorshme me vajzën e shoqes së saj më të mirë Jessica Mulroney”.

Kohët e fundit ka pasur një përçarje të madhe dhe të vazhdueshme mes familjes mbretërore, veçanërisht me lajmet për librin me kujtime të Princit Harry, që pritet të publikohet së shpejti.