Komuna e Prishtinës dhe UN Women Kosovo nisin bashkëpunimin për integrimin e gruas në qeverisje lokale

Komuna e Prishtinës dhe UN Women Kosovo i bashkuan forcat për bashkëpunim në mirëbesim me qëllim të integrimit të gruas dhe fuqizimit të saj në vendimmarrje në qeverisje lokale.

Ky memorandumi i mirëkuptimit zotohet për prioritizim të aspektit gjinor përmes aktiviteteve të parapara si në integrim gjinor në programet vendore, zbatim dhe monitorim i tyre, nëpërmjet aplikimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor si mjet; Fuqizim i kapaciteteve të administratës komunale dhe përmbushja e zotimeve sipas Ligjit për Barazi Gjinore; Avancim i proceseve të planifikimit dhe programit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivel vendor; Përpilim i Draft Planit Komunal të Veprimit Gjinor – të mësuarit nga praktikat më të mira në rajon; Përmirësim i mbledhjes së të dhënave të ndara sipas gjinisë, raportimi dhe avancimi i statusit të grave dhe burrave në nivel lokal; Sigurim i pjesëmarrjes së qytetarëve dhe mekanizmave të konsultimit në nivel lokal duke marrë parasysh në mënyrë të barabartë nevojat e grave dhe burrave; dhe shkëmbim i përvojave në nivel kombëtar dhe rajonal dhe mësim nga praktikat e mira të vendeve të tjera në prezantimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.