88 pacientë në QKUK dhe spitale për trajtim nga COVID 19, 7 në pediatri e 6 në gjinekologji

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 88 pacientë me Covid-19, thotë raporti i punës pë datën 10 gusht 2022.

Sipas njoftimit një pacient është në okisigjeno – terapi në mjekimin intensive.

Trajtimi i pacientëve në klinika dhe në spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 27 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Spitali i Gjakovës, 15 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 8 pacientë
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient