Një rast “rrëmbim në tentativë” ka ndodhur dje në Prishtinë. Një vajzë është tentuar të futet me forcë në veturë nga një person i gjinisë mashkullore.
“Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati”, njofton policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
RRËMBIM NË TENTATIVË/Rr. Çeta e Llapit, Prishtinë 08.08.2022 – 15:35. Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka tentuar me forcë të futë në veturë. Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati.