Georgina publikon fotografi të vajzës së vogël: Bekim i madh

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka publikuar një fotografi të vajzës së tyre më të
Vajza e çiftit të famshëm lindi më 18 prill të këtij viti. Fatkeqësisht, në atë periudhë, familjen e tyre e goditi një tragjedi.

Gjatë lindjes vdiq vëllai binjak i Esmeraldas, ndërsa Georgina dhe Cristiano e quajtën si dhimbjen më të madhe që mund t’u ndodhë prindërve.

“Me pikëllimin më të thellë njoftojmë vdekjen e djalit tonë. Është dhimbja më e madhe që një prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”.

“Falënderojmë mjekët dhe infermierët për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e ofruar. Jemi të shkatërruar dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë”, kishin thënë asokohe në një deklaratë të përbashkët Georgina dhe Cristiano.