Jane Fonda ka pranuar se Jennifer Lopez ka ringjallur karrierën e saj pasi ajo kaloi 15 vjet pa marrë asnjë rol.
Me gjithë statusin e saj ikonik, Jane 84 vjeç tha se karriera e saj u ngrit përsëri derisa mori rolin e saj së bashku me J-Lo në filmin “Monster-in-Law” në vitin 2005.
Edhe pse mori kritika, Jane e konsideroi filmin “të vetmen gjë të zgjuar” që ajo ka bërë ndonjëherë në karrierë.
Pas kësaj filmi i fundit në të cilin ajo kishte luajtur kishte qenë “Stanley and Iris” në vitin 1990, së bashku me Robert De Niro.
Fituesja e dy çmimeve Oscar tha për Daily Mirror se marrja e rolit në “Monster-in-Law” ishte një rikthim i mrekullueshëm duke qenë jashtë biznesit të aktrimit për 15 vjet.