800 euro gjobë është shqiptuar ndaj dy shoferëve në Ferizaj, të cilët kishin tejkaluar shpejtësinë.
M.B, 19 vjeçar kishte vozitur 90 km/h në rrugën “Rexhep Bislimi”, aty ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 km/h.
Ndaj tij është shqiptuar, 300 euro gjobë i janë hequr tre pikë dhe i është konfiskuar patentë shoferi për gjashtë muaj.
Ndërkaq, në të njëjtën rrugë ndaj A.T, 33 vjeçar, është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 500 euro.
Ai kishte vozitur 118 km/h në zonë ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 km/h.
Atij po ashtu i janë hequr pesë pikë dhe i është konfiskuar patentë shoferi për një vit.