Gjakovë: 33 vjeçari tenton të vetëvritet, Policia jep detaje për rastin

Një person ka tentuar të vetëvritet në Gjakovë.

Sipas njoftimi të Policisë së Kosovës, 33 vjeçari ka tentuar vetëvrasjen, por sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

Ai është dërguar nga familjarët në spitalin rajonal të Gjakovës, derisa motive që çoi deri në këtë ngjarje nuk dihet ende.

“Rasti është raportuar rreth orës 03:00 ndërsa dyshohet që viktima ka tentuar të vetëvritet rreth orës 01:50. Nga familjarët i njëjti është dërguar në spitalin rajonal ku sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë por në gjendje të rëndë. Në pamundësi të marrjes së deklaratës nga viktima, motivi mbetet i panjohur”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.