Prodhuesit e betonit i ankohen Kurtit për cementin

Nga 90 euro është shtrenjtuar në 150 për ton, prodhuesit e betonit i ankohen Kurtit për cementin.

Çmimi i cementit është ngritur në 150 euro, derisa paraprakisht ka kushtuar 90 euro për ton.

Kjo ka bërë që prodhuesit e betonit t’i drejtohen kryeministrit Albin Kurti me një letër.

“Ndryshimet vetëm në vitin aktual janë të papërballueshme për mbarëvajtjen e procesit të punëve tona si prodhues dhe të gjithë sektorit të ndërmarrësisë, kjo pasi që nga janari që ishte çmimi 90 euro për ton në këtë moment ka arritur në 150 euro”, thuhet në letër.