Pritet ulje e theksuar e çmimit të derivateve në Kosovë ditëve në vijim

Berjani në një prononcim për ka thënë se çmimi i karburanteve qysh sot ka filluar të bie lehtë pasi presidenti i Amerikës, Joe Biden gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se SHBA-ja ka liruar një milionë fuçi nafte në ditë nga rezervat.

Si pasojë e këtij vendimi, Berjani ka thënë se ashtu si në tërë globin, çmimi i karburanteve do të ulet edhe tek ne.

“Presidenti i ShBA-se Joe Biden ka njoftuar se administrata e tij ka marrë vendim për të lëshuar në treg nga një milion barela naftë në ditë. Si rezultat i kësaj, sipas tij, çmimet pritet regjistrojnë një rënie te theksuar.

Ky vendim do t`i ul çmimet e derivateve në tërë globin dhe do të reflektoj edhe te ne në Kosovë”, ka thënë Berjani për Reporteri.net.

Çmimet e karburanteve në Kosovë kanë shënuar rënie të lehtë qysh sot, ku çmimi i një litre naftë kushton 1.68 cent, përderisa benzina është 1.58 cent.