Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera, ka reaguar lidhur me shkarkimin e Drejtorit të Inspeksionit në Komunën e Podujevës.
Sipas Poterës, Vetëvendosje është kundër njerëzve të korruptuar.
Ky është reagimi i plotë i tij:
A po vije era korrupsion në qeverisjen Komunale të Podujevës?
Lëvizja VETËVENDOSJE! Është kundër njerëzve të korruptuar, është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen!
Aktivistët e saj janë njerëz që nuk nënshtrohen përballë të korruptuarëve, mjaft ka mbizotëruar korrupsioni qe 20 vite në atë Komunë.
Ish Drejtorët e Inspeksionit e kanë sinjalizuar korrupsionin në atë Komunë.
Tani radhën e kanë organet kompetente kundër korrupsionit.
“Albin Kurti në seancën e Kuvendin më 04.08.2022 …çfarëdo pretendimi për korrupsion për krim kudo në institucione. Unë një gjë ju garantoj, kurrë nuk do ta ketë mburojë apo mbështetjen të Kryeministrit sa të jem unë ai. Pra nuk ka mbështetje as mburoj, të gjitha pretendimet që bëhen, unë jam shumë i interesuar që të hetohen e hulumtohen…”