Kevin James Bennett, një krijues kozmetik, e shfrytëzoi Instagramin të enjten (4 gusht), për ta kritikuar publikisht Jennerin për mosrespektimin protokolleve të higjienës dhe sigurisë. Kjo pasi, Jenner, i kishte postuar në rrjete sociale disa pamje ku shihet e veshur me mantel të bardhë, pa dorëza dhe rrjetë për flokë, teksa i përzien disa produkte të makijazhit, raporton portali “Fox News”.
“Unë krijoj produkte të kozmetikës dhe punoj me prodhuesit e kozmetikës dhe laboratorët e tyre. Unë kam flokë të shkurtra, dhe kurrë nuk jam lejuar të futem në një laborator apo në katin e prodhimit, pa rrjetë në kokë, mbulesa këpucësh, maskë dhe dorëza për një përdorim. Kylie po i manipulon ndjekësit e saj që të mendojnë se po krijon produkte të kozmetikës. Dhe do të doja ta dija se cili prodhues injorant (në Itali) e lejoi atë ta organizonte këtë fotosesion në laboratorin e tyre dhe në katin e prodhimit, pa i ndjekur protokollet e duhura higjienike. Më duhet emri sepse dua të sigurohem që klientët e mi të mos punojnë kurrë me ta”.
Bennett e përfundoi mesazhin duke thënë se thjeshtë po përpiqet t’i mbrojë klientët e mundshëm të markës “Kylie Cosmetic”.
Por, postimi i Kevinit nuk kaloi pa pranuar përgjigje nga ylli i “Keeping up with the Kardashians”.
“Kevin, kjo fotografi nuk është bërë në një objekt prodhimi. Unë kurrë nuk do t’i anashkaloja protokollet e sanitarisë, siç nuk do të bënte asnjë i famshëm apo pronar tjetër i një kompani të produkteve të bukurisë. Pajtohem se një veprim i tillë është plotësisht i papranueshëm. Ajo që po e shihni në fotot e mia, është një hapësirë e vogël personale ku unë i krijova disa mostra të preferuara për qefin tim, i bëra ca fotografi për rrjetet sociale dhe nuk jam askund afër lokacionit ku bëhet prodhimi masiv i produkteve. Askush nuk po i vë klientët në rrezik. Të të vijë turp Kevin që po shpërndanë informacione të pavërteta”, deklaroi ajo.
Përgjigja e Jennerit nuk e ndaloi Bennettin që të vazhdonte me akuzat e tij kundër saj. Ai vazhdoi ta akuzonte yllin televiziv se i “ka manipuluar” fansat e saj.
“Pse, a ishte i pranishëm Kevin? Tani më duhet t’ia ndërrojë emrin qenit tim,” iu përgjigj bukuroshja e famshme komentit të tij, duke iu referuar qenit të saj më të ri, që e mban emrin Kevin.
Kylie Jenner e themeloi kompaninë “Kylie Cosmetics” në vitin 2015, dhe falë suksesit që e ka arritur me produktet e saj, 25-vjeçarja arriti të bëhet anëtarja e parë miliardere në familjen Kardashian-Jenner.