Filmi I suksesshëm “Joker” do të ketë vazhdimësi. Premiera e re do të shfaqet me 4 tetor 2024.
Njoftimin e ka bërë distributori i filmave, Warner Bros, ku në rolin kryesor do të jetë Joaquin Phoenix, transmeton Indeksonline.
Sipas revistës, “Variety”, filmi i dytë do të jetë muzikal, ku një rol është ndarë për këngëtaren Lady Gaga.
Ajo pritet të luajë rolin e Harley Quinn, të dashurës së Xhokerit . Ashtu si filmi i parë, skenari u shkrua nga Todd Philips dhe Scott Silver.