Çitaku: Kurti ka shkarkuar ministra shqiptarë për një fjalë goje, Rakiqi është në qeverinë e tij

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas disa pretendimeve se opozita do të bashkëpunojë me Listen Serbe për rrëzimin e qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se ky është një “paradoks tipik kosovar”

Çitaku ka shtuar se një bashkëpunim i tillë nuk është në plan, por që çështja është se pse Goran Rakiq vazhdon të jetë pjesë e qeverisë

Po ashtu nënkryetarja e PDK-së ka thënë se Kurti ka shkarkuar ministra shqiptarë, siç ka thënë ajo, për një fjalë goje, ndërsa Rakiqi është ende në qeveri.

“Paradoks tipik kosovar – po na pyesin neve opozitën a bashkëpunoni me Listen Serbe për rrëzimin e qeverisë Kurti, ndërkohë që Lista Serbe e Goran Rakic si kryetar i saj janë pjesë e Qeverisë Kurti. Kryeministri Kurti ka shkarkuar Ministra shqiptarë për një fjalë goje, e Rakici është aty, në qeverinë e tij. Çështja nuk është a do të bashkëpunojë opozita me LS, sepse një bashkëpunim i tillë nuk është në plan, çështja është pse Rakic është ende në qeveri!”, ka thënë Çitaku.

Përndryshe, këto pretendime se mund të ketë bashkëpunim mes opozitës dhe Listës Serbë për rrëzimin e qeverisë Kurti, i ka hedhur poshtë edhe Shefi i grupit parlamentar, Arben Gashi.

“Deklarata ime, përkatësisht lajmi i vërtetë, bashkë me përmbajtjen e vërtetë, është si në vijim: LDK nuk do të bashkëpunoj më Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë