Policia e Kosovës ka arrestuar katër meshkuj të dyshuar në Prishtinë.
Arrestimi i tyre është bërë pasi që të njëjtit kishin penguar stafin shëndetësor në kryerjen e detyrave të tyre, e më pas duke u larguar me veturë kanë dëmtuar laurën.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt