Nicki Minaj i mohon thashethemet se ia ka borxh shtetit 173 milionë dollarë

Nicki Minaj e shfrytëzoi rrjetin social Instagram gjatë fundjavës, për t’i hedhur poshtë spekulimet që po qarkullojnë online se ajo i detyrohet shtetit 173 milionë dollarë për taksa të papaguara

Në një videolidhje, rep artistja e famshme amerikane bëhej se gjoja po qanë, para se t’i fajësonte kryetitujt skandaloz të mediave për shpërndarjen e kësaj dezinformate.

“Çdo ditë po e kuptoj se po bëheni gjithnjë e më budallenj”, deklaroi reperja për të gjithë ata që e kanë besuar këtë lajm absurd.

fundmi është hapur një llogari e rreme në rrjetet sociale nga një person që pretendon se është ish-asistentja e Minajit, të cilën ajo e kishte pushuar nga puna kohë më parë. Aty po bëhen postime të pavërteta rreth reperes, të cilat më pas po shndërrohen në kryetituj.

Në lajme të tjera, Nicki aktualisht është duke u bërë gati për lansimin e dokumentarit të ri gjashtë episodësh, i cili ende nuk është vendosur se në cilën platformë do të transmetohet.