Mbrëmë në rrugën “Ibrahim Rugova” të Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture që drejtohej nga i dyshuari mashkull dhe një trotineti që drejtohej nga viktima femër.
Policia njofton se si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.
“Gjilan 02.08.2022 – 18:25. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe një trotinet që drejtohej nga viktima femër kosovare. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”