Ku ndodhen ‘Sheherzadja’ dhe ‘Onuri’ – për shkak të saj, ai braktisi gruan shtatzënë, kurse ajo e la të fejuarin

Berguzar Korel dhe Halit Ergenc e njihnin njëri-tjetrin shtatë vite para se të bëheshin çift, ndërsa besohet se faktori vendimtar për lidhjen e tyre ishte një udhëtim pune në Paris në vitin 2008, pas të cilit të dy u larguan nga partnerët e mëparshëm.

Dy aktorët janë ndër çiftet më të famshme dhe më intriguese në Turqi. Të gjithë e mbajnë mend 39-vjeçaren në rolin e Sheherzades (Sehrazat Evliyaoglu) së bukur të serialit “1001 net” (“Binbir Gece”), ku luajti po ashtu edhe 52-vjeçari në rolin e Onurit (Onur Aksal) dhe më pas u bë akoma më i popullarizuar me rolin e sulltan Sulejmanit në serialin “Sulejmani i Madhërishëm” (“Muhtesem Yuzyil”).

Berguzar dhe Halit e njiheshin për shumë vite, ndërsa një udhëtim drejt Francës ndikoi në fillimin e lidhjes së tyre. Në atë kohë, aktorja ishte e fejuar me balerinin Tan Sagturk, por kur e kuptoi se ishte e dashuruar në Halitin, e ndërpreu fejesën.

Nëntë muaj pas atij udhëtimi, Ergenç e la gruan e tij të atëhershme, aktoren Gizem Soysaldi, e cila në atë kohë ishte shtatzënë. Pasi e braktisi, 38-vjeçarja vendosi ta abortonte fëmijën që priste me të dhe pas shkurorëzimit i pagoi një dëmshpërblim prej më shumë se 130 mijë eurosh.

Berguzar dhe Halit u martuan në vitin 2009 dhe së bashku kanë tre fëmijë, djemtë Ali (12 vjeçar) dhe Han (dyvjeçar) dhe vajzën tetëmuajshe Leyla.

Kur Ergenç po xhironte “Sulejmanin e Madhërishëm”, mediat turke ishin të mbushura me spekulime se martesa mes çiftit të famshëm mund të marrë fund për shkak të koleges së tij në xhirime, aktores Meryem Uzerli, e cila luante rolin e sulltaneshës së bukur, Hyrrem.

“Duke qenë se dashuria e tyre u ndez në xhirime, Berguzar nuk ishte indiferente kur partnere e Halitit në realizimin e suksesshëm ‘Sulejmani i Madhërishëm’ u bë bukuroshja Meryem Uzerli e njohur si Hyrrem”, shkruanin mediat turke.

Thashethemet për xhelozinë e Korel vazhdonin dhe derisa flitej për trashtinë e mundshme të bashkëshortit të saj me Meryem, asokohe thuhej se Berguzar po vizitonte një psikolog.

Edhe pse të gjithë mendonin se martesa kishte marrë fund, çifti vendosi të luftonte për lidhjen e tyre dhe sot ata janë ende një nga çiftet më të njohur në Turqi. Vazhdojnë të kenë një mori fansash dhe Haliti e përshkruan gruan e tij në media me fjalët më të bukura dhe flet për të si një grua me të cilën ka gjithçka që i nevojitet.

Është interesant fakti që edhe Ergenç edhe Korel vijnë nga familje aktorësh. Ndonëse i ati e nxiti të ndiqte hapat e tij, Haliti u regjistrua në Fakultetin Teknik pas gjimnazit, por kur e kuptoi se nuk i interesonte, u regjistrua fshehurazi në Akademinë e Muzikës ‘Mimar Sinan’ dhe filloi studimet për opera. Në fillim ai luajti në shfaqje teatrale dhe muzikale, kurse më pas e provoi veten në seriale. Kur pranoi rolin e Onurit në serialin “1001 net” në vitin 2006, nuk mund as ta kishte ëndërruar se sa do t’ia ndryshonte jetën.