Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, në vazhdimin e seancës së Kuvendit, ka thënë se kjo parti e mbështet çdo iniciativë për liberalizimin e vizave, raporton Ekonomia Online.
“Ne si kuvend duhet ta votojmë edhe në këtë formë këtë rezolutë. Unë propozoj që kur ta hapim sesionin vjeshtor që ta miratojmë një tekst në një kronologji se çka ka ndodhur me liberalizimin e vizave. Se çka ka ndodhur deri tash dhe të votohet ajo kronologji, rezolutë. Ne si PDK mbështesim çdo iniciativë për liberalizim”, tha ai.