Driton Veliu, drejtori i Shëndetësisë në komunën e Podujevës ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit. Kjo u konfirmua nga vet drejtori.
“Po kam dhënë dorëheqje. Për arsye personale por edhe për disa zhvillime të fundit që kanë ndodhë aty, kam dhënë dorëheqje,” – ka thënë Veliu për Nacionalen.
E gjatë ditës së djeshme Bulliqi e shkarkoi drejtorin e Inspektoriatit Besnik Mulliqin.
Shkarkimi i Mulliqit mori reagime të shumta nga politikanët tjerë të Qeverisë lokale në Podujevë, ky rast nuk mbeti pa u sqaruar edhe nga Komuna e Podujevës, e cila tentoi të ”ndriçojë” opinionin publik, përmes një sqarimi.
Ndryshe nga ky reagim i Komunës së Podujevës, nga antarë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk pati ndonjë reagim të drejtpërdrejt rreth kësaj çështje.