Ambasada e SHBA-ve në Kosovë publikon listën e lajmeve të rreme të publikuara nga Rusia rreth situatës në Ukrainë

Ambasada amerikane në Kosovë publikon listën e lajmeve të rreme të publikuara nga Rusia rreth situatës në Ukrainë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se zyrtarët rusë po përhapin lajme të rreme për pushtimin e Ukrainës.

Tutje thuhet se mesazhet e sponsorizuara nga Qeveria e Rusisë në rrjetet sociale dhe aplikacionet e mesazheve e shpërfaqin Rusinë si një aktor bujar humanitar dhe mohojnë vuajtjet e shkaktuara.

Ambasada amerikane bën të ditur se këto pretendime janë 100% të rreme, duke listuar nëntë nga lajmet e rreme të sponsorizuara nga qeveria ruse dhe se si qëndron e vërteta.

Kjo listë e gjatë nis me lajmin e rremë se si Rusia “dërgoi fëmijë në Moskë për trajtimin e sëmundjeve të rënda” teksa e vërteta është se Rusia zhvendosi me forcë qindra fëmijë të Ukrainës në Rusi.