Një aksident i rëndë ka ndodhur më herët në Mitrovicë, ku një veturë ka goditur për vdekje një 5-vjeçar i cili ka qenë me biçikletë.
Këtë për e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Në njoftimin e policisë shtohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Shaban Polluzha”.
“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biçklist. Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshes pesë (5) vjeçar”, thuhet në njoftimin e policis