21 mijë nënshkrimet për Trustin, deputeti i PDK-së thotë se KQZ dhe Kuvendi po shkelin ligjin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka reaguar pasi që nënshkrimet e qytetarëve të Kosovës për tërheqjen e parave nga Trusti nuk po procedohet tutje sipas ligjeve.

Sipas tij janë bërë më shumë se 20 ditë ku peticioni është dërguar në Kuvendin e Kosovës, por që ai ka ngreh dyshime se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo edhe Kuvendi i Kosovës po heshtin karshi kësaj kërkese.

 

 

Kush po e shkel Ligjin për Nismat Legjislative, Kuvendi apo KQZ-ja?
Me 15.07.2022 grupi i qytetarëve “Pro tërheqjes 30% të Trustit” kanë dorëzuar në Kuvend 21.398 nënshkrime për nismen legjislative për Trustin të cilat do të duhej të verifikoheshin brenda 15 ditëve dhe pastaj të hapet rruga për votim të Projektligjit nga Kuvendi i Kosovës.
Kanë kaluar 20 ditë prej kur qytetarët kanë dorëzuar nënshkrimet por ende institucionet nuk kanë përfunduar verfikimin e nënshkrimeve sipas ligjit, nuk kanë përfunduar punën për të cilën paguhen nga taksat e po këtyre qytetarëve.
Kërkesat e qytetarëve nuk guxojnë të injorohen në këtë mënyrë nga institucionet që burojnë nga qytetarët, nuk guxon të shkelet ligji për të shtypur kërkesa e tyre.
Mos përmbushja e obligimeve ligjore dhe Kushtetuese nga kushdo qoftë duhet të ndëshkohet.
Sipas Ligjit Nr. 04/-L-025 PËR NISMA LEGJISLATIVE, Nenit 17 Verifikimi i listës
1. Lista që përfshinë të paktën dhjetëmijë (10.000) nënshkrime verifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve.