Përflitet gjithmonë për muzikën që bën por sa i përket jetës private është treguar shumë hermetike. Ndonëse është munduar që të qëndrojë larg vëmendjes së mediave sa i përket kësaj pjesë, Tayna nuk i ka shpëtuar fotove të kapura nga ndjekësit.
Kohët e fundit është përfolur se ka nisur një lidhje dashurie me Giovanni Santoro. Agjenti i futbollistëve të njohur u fotografua bashkë me reperen disa javë më parë gjatë pushimeve që kanë kaluar në Itali. Ishte pikërisht ky udhëtim që zbuloi romancën e tyre.