Selimi në Këshillin Atlantik kërkon përfundim të dialogut

Petrit Selimi, ish Ministri i jashtëm i Kosovës, në një shkrim autorial në organizatën prestigjioze të Këshillit Atlantik në Washington, ka kërkuar që “Brukseli dhe Washingtoni duhet të ndryshojnë formulën e tyre të diplomacisë joefektive, të minutës së fundit për të zgjidhur krizat. Shpërblimi—paqja e qëndrueshme në Ballkan—është shumë më e madhe se kapitali politik i nevojshëm nga Brukseli dhe Washingtoni për të mbyllur përfundimisht këtë kapitull të atmosferës konfliktuoze mes Kosovës dhe Serbisë.”

Selimi tutje ka kërkuar nga Perëndimi që të marrë masa ndaj Serbis

“Serbia duhet të ndalojë veprimet e saj luftarake ndaj Kosovës. Peizazhi i saj mediatik, nën kontrollin e plotë të qeverisë në Beograd, ka përhapur gjuhë urrejtjeje kundër vendit tim për një kohë të gjatë. Nga ana e tyre, BE’ja dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë më të fuqishme për ta detyruar Serbinë që të zgjedhë njëherë e mirë orientimin e saj gjeopolitik në vend që të përpiqet të luajë me të dyja palët. Ka disa indikacione se kjo tashmë ka filluar; por vallëzimi i kujdesshëm rreth problemeve më të mprehta në Ballkan nuk do të mjaftojë për të parandaluar krizën dhe gjakderdhjen”, ka shkruar Selimi.

 

Në të njëjtën kohë, Selimi ka thënë se pa marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, Kosova zor se do të përfitojë njohjet nga pesë shtetet e BE’së që nuk e njohin Kosovën

“Kosova nuk mund të presë njohje nga pesë vendet e mbetura të BE’së që nuk e njohin shtetësinë e saj pa një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë. Spanja, për një, tashmë ka treguar se kjo do të zhbllokonte njohjen e saj – e cila nga ana tjetër do të lejonte që Kosova të bëhet nënshkruese e Partneritetit për Paqe dhe të hapë rrugën për anëtarësimin e saj eventual në NATO (të cilën Washingtoni e mbështet). Sjellja e investimeve, turizmit dhe integrimi shumë i nevojshëm në Këshillin e Europës, NATO dhe organe të tjera ku Rusia nuk ka të drejtën e vetos, varet nga ky normalizim”, ka shkruar tutje Selimi.