Justin Bieber është kthyer në skenë të dielën mbrëma në Itali në Festivalin Veror ‘Lucca’ për performancën e parë në gati dy muaj, pasi u detyrua të anulonte një sërë shfaqjesh pas diagnozës me sindromën Ramsay Hunt, që i shkaktoi paralizë të pjesshmë në fytyrë.
Bieber u shfaq me një energji të mirë, fansat e të cilët postuan në Twitter disa sekuenca nga koncerti, ku ylli i popit shihej pa këmishë duke interpretuar hitet nga katalogu i tij.
Shihet sikur Bieber është në gjendje më të mira, pasi ka publikuar edhe datat e koncerteve të tjera në të cilat do të jetë i pranishëm.
Ai gjithashtu ka vendosur të performojë dy shfaqje në Afrikën e Jugut të ndjekur nga më shumë se një duzinë shfaqjesh në Lindjen e Mesme, Azi, Australi dhe Zelandën e Re.
Pas anulimit të disa shfaqjeve në turneun e tij në Justice World në qershor, këngëtari i “What Do You Mean” zbuloi në Instagram muajin e kaluar se ai kishte probleme me anën e djathtë të fytyrës, duke përfshirë mbylljen e syve, lëvizjen e hundës ose thjesht buzëqeshjen në anën e djathtë të gojës së tij.
I njëjti pranoi se ishte diagnostikuar me sindromën Ramsay Hunt dhe do të merrte pak kohë për të vlerësuar nevojat e tij mjekësore.
Sipas klinikës Mayo, sindroma Ramsay Hunt “shfaqet kur një shpërthim i herpesit prek nervin e fytyrës pranë njërit prej veshëve tuaj”.
Mund të çojë në paralizë të fytyrës dhe humbje dëgjimi në veshin e prekur dhe shkaktohet nga i njëjti virus që shkakton linë e dhenve.
“Për ata që janë të frustruar nga anulimet e mia të shfaqjeve të radhës, unë jam thjesht fizikisht, padyshim, i paaftë për t’i bërë ato”, tha ai në një video të shpërndarë menjëherë pasi u zbulua diagnoza. “Kjo është shumë serioze siç mund ta shihni. Do të doja që të mos ishte kështu, por padyshim që trupi im po më thotë se duhet të pushoj”.