Ukraina ka pranuar edhe katër sisteme të tjera raketore HIMARS nga Amerika, ka njoftuar Ministri ukrainas i Mbrojtjes, shkruan Al Jazeera“Jam shumë mirënjohës ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe popullit amerikan për fuqizimin e ushtrisë së Ukrainës”, ka shkruajtur në Twitter, Olekssi Reznikov.
HIMARS kanë rreze më të gjatë dhe janë më precize sesa artileria ukrainase e periudhës sovjetike, duke mundësuar që forcat ukrainase të godasin caqet ruse që më parë ishin të paarritshme.