Qeveria shtyu vendimin, reciprociteti po zbatohet në Merdare

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të shtyej për një muaj vendimin për aplikimin e masës së reciprocitetit për çështjen e targave dhe dokumenteve të udhëtimit ndaj qytetarëve serbë.
Por, pavarësisht këtij vendimi, në pikën kufitare në Merdare,

Në anën tjetër, vendimi për shtyerjen e aplikimit të masës së reciprocitetit erdhi pas një takimi në orët e vona të së dielës, pak minuta përpara se vendimi për reciprocitet të bëhej i plotfushëm.

Ky është njoftimi i qeverisë për shtyrjen e vendimit:

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon bllokimin e rrugëve dhe të shtënat në veri të Kosovës
Prishtinë, 31 korrik 2022
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër bllokimin e sotëm të rrugëve në veri të Kosovës dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale atje. Bëhet fjalë për tendencë për destabilizimin e Kosovës dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë. Akte agresive të shumta ka pasur në pasditen dhe mbrëmjen e sontme të nxitura e të përgatitura nga Beogradi zyrtar.
Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani dhe zëvendës kryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.
Falenderojmë partnerët ndërkombëtarë, në veçanti ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, për angazhimin dhe kontributin.