Policia njofton se dje rreth orës 15:30 në Jarinjë tre kosovarë janë sulmuar fizikisht nga persona të armatosur
Viktimat kanë qenë duke lëvizur me kamion me targa vendore në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Jarinjë 31.07.2022-15:30.Tre viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me kamion me targa vendore në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, janë ndaluar nga persona të armatosur me ç ‘rast janë sulmuar edhe fizikisht. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.