Për një palë vathë?! Ç’pati Dafina Zeqiri me Era Istrefin

Çfarë ndodhi? Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi duket se janë përfshirë në disa thumbime të njëanshme: E gjitha për një palë vathë

Si nisi? Dy ditë më parë, Dafina dhe Era publikuan këto dy foto – Dafina nga seti i xhirimit të “Dhimbje dhimbje”, ndërsa Era dhe Mozzik nga bashkëpunimi i tyre.

Po, edhe? Ku qëndron problemi? Siç mund ta shohësh, të dyja shfaqen me një palë vathë të mëdhej me perla.


Po, e shoh. Edhe? Dafina, në një postim tashmë të fshirë në Twitter, shkroi: “Vendos vathët e mi.”

Për Erën? Nuk e dimë, megjithatë, në një tjetër foto të postuar në Instagram Stories, ajo shkroi: “Një zog më pëshpëriti në vesh se ‘dikush’ po vendos vathët e mi të personalizuar.”

Po njerëzit çfarë thanë? Në përgjithësi kritikojnë Dafinën. “Mos u trego inatçore, secili ka suksesin e vet”; “Vajzë, rritu”; “Kam një aplikacion që të ndalon të postosh në rrjete sociale nëse je e dehur. Tallem, por ai aplikacioni do ishte nam”; “S’jam dakord të kapen për një palë vathë” etj., janë disa prej komenteve.

Era ka reaguar? Jo, fare. Madje postoi edhe posterin e një koncerti ku për ironi të fatit, ishte e ftuar bashkë me Dafinën.

Po Dafina e shpërndau posterin? Jo, i lajmëroi ndjekësit me një video.

Nga inati i vathëve, me siguri. Nuk e dimë.

A janë vathët me perla kaq ekskluzivë? Jo.