Nuk kanë pas asnjë problem gjatë udhëtimit nëpër Serbi mërgimtarët të cilët erdhën në Republikën e Kosovës nga shtetet e Evropës perëndimore, gjatë së hënës, në ditën kur nisi zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për letërnjoftime e targa të makinave
Kështu deklaruan për Klan Kosovën disa nga mërgimtarët në pikën kufitare në Merdare.
Një nga ta tha për televizionin se është i vonuar ky vendim i qeverisë, sipas tij është dashur që të merret shumë më herët.