Shpërthejnë të qeshurat në Kuvend: “Edhe 100 vjet me jau dhanë Zoti ymër, ju si na s’muni mu ba kurrë”

“Edhe 100 vjet me jau dhanë Zoti ymër, ju si na s’muni mu ba kurrë”, shpërthejnë të qeshurat në Kuvend.

Disa momente komike kanë ndodhur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Projektligjin për Harmonizimin e Çmimit të Barnave, të propozuar nga PDK.

Gjithçka nisi kur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, replikoi me deputetin e VV-së, Besim Muzaqi, i cili paraprakisht akuzoi se projekltigji është sjellë për interesa të caktuara të grupeve të ndryshme që janë të përfshira në shitjen e barnave.

E Tahiri nxiti të qeshura me një fjali me të cilën iu drejtua VV-së.

“Edhe 100 vjet me jau dhanë zoti ymer, ju si na s’muni mu ba kurrë”, tha Tahiri.

“Nuk o lehtë po thu a? – iu kundërpërgjigj Konjufca.